Lajme

Kthehet sërish në Kosovë, Behgjet Pacolli lajmërohet nga shtëpia e tij

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 29 May 2020

Behgjet Pacolli është kthyer sërish në Kosovë, lajmërohet nga shtëpia e tij.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ardhur sërish Kosovë, kësaj radhe pa u kthyer në spektakël politik hyrja e tij.

Pacolli është lajmëruar nga shtëpia e tij në Hajvali, ku edhe është paraqitur për një intervistë për Reporterin.

-Advertisement-

Tri javë më parë, kthimi i Pacollit në Kosovë u kthye në dramë, pasi Qeveria në detyrë paralajmëroi se nëse ai kthehet nga Zvicra do të futej në karantinë dhe nëse hynte ilegalisht, do të merreshin masa ndaj tij.

Deputeti i AKR’së hyri në Kosovë dhe u kontrollua nga ekipet mjekësore në Aeroportin e Prishtinës, por qëndroi pak ditë për t’u kthyer sërish në Zvicrës.

Ai e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se donin ta ndalin të hyjë sepse besonin se do ta votonte Qeverinë e Avdullah Hotit. Pacolli nga Aeroporti i Prishtinës madje tha se është frikësuar se ndaj tij po organizohet “sulm terroristik”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera