Lajme

A do kthehet Pacolli për të raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme?

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 26 January 2018

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, sot do mbajë mbledhjes e radhës, ku sipas paralajmërimit, pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje është edhe raportimi i ministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Por, ky i fundit nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm, pasi dje ka thënë për Indeksonline se gjendet në Romë.

Kjo pasi, ka më shumë se dy muaj që ky komision ka ftuar për raportim Pacollin, porse sipas kryetares së këtij komisioni, Vjosa Osmani, ai nuk iu është përgjigjur kërkesës së tyre.

-Advertisement-

Me këtë rast, Osmani gjatë mbledhjes së fundit pati thënë se nëse ai nuk vije, ata dinë të veprojnë edhe ndryshe.

Gjatë ditës së nesërme në këtë komision në rend dite janë edhe:

– Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 20 dhe 26 dhjetor 2017 si dhe më 15 janar 2018.

– Miratimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2017.

– Shqyrtimi i draft-Planit dhe Programit të Punës së Komisionit për vitin 2018.

– Të ndryshme

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera