Lajme

Kthehet në rigjykim rảsti i vrasjes së 18-vjeçarit nga Podujeva, familja nuk po sheh drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 24 July 2024

Avokati Tomë Gashi ka thënë se sot do të kthehet në rigjykim rasti i vrasjes se Lulzim Fejzullahut nga Podujeva.

Në një postim në Facebook, ai tha se familja e të ndjerit nuk po sheh drejtësi për këtë rast ende.

“Pasi Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim dhe rivendosje sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca ndaj dy të miturve, të cilët akuzohen për vrasje të rëndë”.

-Advertisement-

“Gjykata ka punët e veta, por familja e Lulzimit nuk po sheh drejtësi për këtë vrasje kaq të rëndë e kaq trishtuese”, ka shkruar Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera