Kthehet në punë ekskavatori 8M i KEK-ut
Autori: Gazeta inFokus
15:59 | 15 September 2021
Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin e gjerë se falë një angazhimi të jashtëzakonshëm të ekspertëve dhe punëtorëve të korporatës, ekskavatori 8M i cili mbrëmë kishte lëvizur për disa metra mbrapa është kthyer në pozitën që ka qenë dhe ka filluar operimin normal.
“Për më tepër, në lidhje me disa spekulime të bëra nga portale të pa përgjegjshme kinse lëvizja e këtij ekskavatori ka rrezikuar dhjetëra punëtor, KEK njofton si në vijim:
Fillimisht ju bëjmë me dije se ekskavatori 8M ka gjithsejtë 8 operatorë dhe KEK ju siguron se kjo lëvizje nuk ka rrezikuar as një nga këta punëtorë si dhe ekskavatori nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Tutje, intervenimi i menjëhershëm i ekspertëve të minierës ka vënë nën kontrolle këtë pajisje dhe ka ndërprerë punën vetëm me qëllim të stabilizimit dhe sigurimit të saj duke respektuar procedurat e sigurisë”, thuhet në njoftimin nga KEK.
Gjithashtu thuhet se së fundmi, duhet të kemi parasysh që KEK operon me pajisje specifike dhe ekspertët dhe punëtorët e saj janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme, si rrjedhojë KEK është ndërmarrja publike me profitabile dhe një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit. Prandaj, keqinformimi në këtë drejtim ndikon negativisht në punën dhe vullnetin e punëtorëve dhe dëmton imazhin e korporatës.
Për njoftimin e juaj gjeni bashkëlidhur videon e sotme cila pasqyron operimin normal të ekskavatorit 8M. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...





























