Lajme

Kthehet ne prodhim “Blloku B2”

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 02 March 2018

Sapo është kthyer në prodhim “Blloku B2” i Termocentralit “Kosova B” me kapacitete prodhuese prej 250 megavat orë energji elektrike.

‘Infokusi’ pak minuta më parë kishte raportuar se KEK kishte bërë të gjitha përgatitjet që “Blloku B2” të jetë i gatshëm të rikthehet në prodhim para afatit të planifikuar.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli në prononcimin dhënë ‘Infokusit’ kishte thënë se KEK ka kapacitete të prodhoj deri në 750 megavat orë energji elektrike.

-Advertisement-

“Aktualisht, sikur edhe ditëve tjera, përjashtuar ditën e sotme ku u detyruam të ndalim njësinë B2, Korporata Energjetike e Kosovës, sipas planit të prodhimit ka kapacitete të prodhoj deri në 750 megavat orë energji elektrike. Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” aktualisht janë në dispozicion për të prodhuar energji elektrike me 100 % të kapaciteteve”, ka thënë ai.

Ditëve të fundit Kosova është përballuar me ndërprerje të ashpra të energjisë elektrike ndërsa përgjegjësinë ekskluzive për furnizim të qytetarëve me energji elektrike sipas licencës nga ZRRE e ka KEDS/KESCO si furnizuesi publik, i cili ka obligim të menaxhoi energjinë në dispozicion nga vendi dhe jashtë dhe mos të lë konsumatorët pa energji./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera