Lajme

Kthehet debati i “good guy”, Haradinaj për Kurtin: Është i urryer dhe është rritur duke urrejtur

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 29 September 2022

Në Kuvendin e Kosovës sërish është kthyer debati për “djalin e mirë”, apo siç thuhet në gjuhën angleze “good guy”, shkruan Gazeta Infokus.

Ishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinja që e iu referua kryeministrit, Albin Kurti si “good guy”, duke thënë se ai është i keqtrajtuar dhe i urryer. Madje sipas tij i pari i qeverisë është rritur duke urrejtur.

Haradinaj, gjithashtu ka thënë se prej që Kurti ka ardhur ne pushtet ka filluar me i urrejt ata që e kanë pruar aty.

“Ky good guy i ynë këtu është i keqtrajtuar, është i urryer dhe është rritur duke urrejtur. Regjimet i ka thonë regjimi i këtij, regjimi i atij. Prej qe u bo regjim u kthy tu i urrej ata që e kanë pru këtu, se si ka mbetë ma kush me urrejt tash është regjim ky vet, i ka urrejt regjimet në shpirt, në palcë ka qenë kundër regjimeve, prej qe u bo regjim s’po ka kon me urrejt, ja ka nis me i urrejt ata që e kanë pru këtu, armiqtë e brendshëm. Kush janë armiqtë e brendshëm, sindikatat, mësuesit ata duhet me i urrejt, duhet me i mujt, me i nënështru ky”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, i pari i AAK-së, ia përmendi edhe përçarjet brenda Vetëvendosjes, duke i thënë se i ka edhe armiqtë e brendshëm që nuk po votojnë për projektligjet.

“Nuk je tu e nënështru PAN-in, je tu i nënshtru mësuesit, ta tregojnë qefin kur të vjen vakti. I ka gjet edhe armiqtë e brendshëm brenda VV-së, s’po ja votojnë këto, s’po ja votojnë atë”, është shprehur Haradinaj./Gazeta Infokus/

Të tjera