Lajme

Kthehen në Shqipëri edhe të strehuarit e fundit që po qëndronin në Parkun Inovativ në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 11 December 2019

Ramush Haradinaj, Kryeministri në detyrë i Kosovës ka lajmëruar se janë kthyer në Shqipëri edhe personat e fundit të cilët ishin të strehuar në kampin Inovativ në Prizren.

Ai tha se çdo ditë po merr raporte ku tregohet se po kthehen për në Shqipëri edhe ata të strehuar që po qëndronin në hotele.

Haradinaj tha se Kosova do të vazhdojë të jetë e gatshme për të ndihmuar çdo herë që Shqipëria ka nevojë për ne./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Ky është statusi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Edhe njëherë ju falenderoj secilit nga Ju, për çdo kontribut dhe angazhim që dhatë, për t’u dalë në ndihmë bashkëkombësve tanë nga Shqipëria, pas tërmetit me pasoja tragjike qe goditi këtë vend.

Sot nga Parku Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman, u rikthyen për në vendlindje edhe personat e fundit që ishin strehuar dhe ditë më parë u rikthyen edhe të strehuarit në Shkollën e Mesme “Gjon Buzuku” në Prizren.

Kësisoj u përmbyllë edhe kjo etapë e akomodimit dhe strehimit, në objektet publike.

Puna në Parkun Inovativ Trajnues do të vazhdoj, në misionin që ka, zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Çdo ditë kemi raporte nga Institucionet tona për rikthim të atyre që qëndruan në shtëpi private dhe objekte hoteliere në vend.

Edhe njëherë falenderoj Institucionet tona, të gjitha pa dallim, që u angazhuan pandalë për të ndihmuar në çdo nevojë operacionet e kërkim-shpëtimit, dhënien e ndihmave dhe strehimit. Falenderoj, Institucionet e Shqipërisë për bashkëpunimin, vullnetarët e shumë, shoqatat humanitare, organizatat joqeveritare, autoritetet Komunale, Ambasadën Gjermane në Prishtinë, GIZ dhe çdo vullnetmirë, që hapën dyert dhe zemrat e tyre në gjithë këtë mision.

Ne do vazhdojmë të jemi të gatshëm, për çdo ndihmë dhe angazhim të nevojshëm, që Qeveria e Shqipërisë mund ta ketë.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera