Lajme

KSC-ja konfirmon se Policia e Kosovës ka ofruar garanci për mbrojtjen në liri të Kadri Veselit

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 26 November 2021

Është bërë publik një version i përgjigjes së Policisë së Kosovës për mbrojtjen e Kadri Veselit, pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata Speciale ndaj Policisë së Kosovës, për të garantuar mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së shkruan Gazeta Infokus.

Në një prononcim për Gazetën Infokus nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar në Kosovë, thanë se është bërë një kërkesë për lirimin e Veselit dhe për këtë përgjigja e Policisë së Kosovës gjendet në të dhënat publike të KSC-së.

“Përgjigja e Policisë së Kosovës përmendet në të dhënat publike të KSK-së, për shembull në “Versionin e korrigjuar publik të versionit të korrigjuar të parashtresave të mbrojtjes Veseli në shqyrtimin e dytë të kërkesës për rishqyrtim të paraburgimit”.

-Advertisement-

Tutje nga KSC-ja thanë se për momentin nuk është bërë publik asnjë version tjetër i përgjigjes së Policisë së Kosovës dhe se çdo informacion për këtë çështje do të publikohet në faqen e internetit të KSC-së, nëse ai do të jetë publik.

“Megjithatë, nuk mund të komentojmë më tej për këtë çështje, pasi për momentin nuk është bërë publik asnjë version i përgjigjes së Policisë së Kosovës dhe asnjë vendim i ri i gjyqtarit të procedurës paraprake për shqyrtimin e paraburgimit. Nwse dhe kur çdo informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSC-së pasi të gjitha dosjet publike janë të disponueshme në faqen e internetit të KSC-së”, kanë thanë nga KSC-ja për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera