Lajme

Ksamil, dy turistë francez ngelin në mes të detit me motor uji, shpëtohen nga policia

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 11 September 2017

Policia Kufitare Sarandë i ka ardhur në ndihmë dy shtetasve të huaj tek vendi i quajtur Pema e thatë në Ksamil.

“Policia Kufitare eshte njoftuar nga shërbimi i radarit Ksamil, se shtetasi G.B, 32 vjeç, banues në Francë kërkon ndihmë pasi mjeti argëtues tip motor uji nuk i ndizej dhe kishte mbetur në det. Shtetasit e huaj po lundronin me nje “Jet ski” e cila ka pësuar difekt dhe nuk ndizej.”- njofton policia.

Në vënd shkoi Patrulla e Policise Kufitare me mjetin lundrues të Policise ku konstatuan se në mjet ishte edhe shtetsja Sh.A, 22 vjeçe.

-Advertisement-

Policia Kufitare shoqeroi të dy shtetasit të cilët ishin në gjendje të mirë shendetësore. Nga ana e patrullës u tërhoq mjeti në bregun e detit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera