Lajme

KS i OKB sot ndryshon gjashtë vende anëtare

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 01 January 2018

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nga sot ka gjashtë anëtarë të rinj jo të përhershëm, pesë me mandat dyvjeçar dhe një me mandat njëvjeçar.

Bregu i Fildishtë, Guineja Ekuatoriale, Kuvajti, Polonia dhe Peru, të cilat janë zgjedhur në një bazë rajonale do të jenë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së deri në fund të vitit 2019, ndërsa Holanda ka mandat deri në fund të vitit 2018, pasi vitin e kaluar u pajtua me Italinë për të ndarë mandat dy-vjeçar.Përveç Italisë, në KS të OKB-së nga sot do të zëvendësohen edhe Egjipti, Senegali, Japonia, Uruguai dhe Ukraina.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka 15 anëtarë, pesë nga të cilat janë të përhershme Franca, Britania e Madhe, SHBA, Kina dhe Rusia, dhe 10 zgjidhen për një mandat prej dy vjet.Anëtarët jo të përhershëm zgjidhen sipas një parimi rajonal, transmeton KosovaPress.Më shumë se një e treta e shteteve anëtare të OKB nuk kanë qenë kurrë të përfaqësuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

-Advertisement-

Midis tyre janë Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Sllovenia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera