KS-OKB dënon përdorimin e forcës ekstreme nga ushtria e Mianmarit
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 14 September 2017
KS-OKB është mbledhur në një seancë me dyer të mbyllura për të diskutuar ngjarjet e dhunshme kundër muslimanëve të Arakanit në Mianmar
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për herë të parë në 9 vite duke u dakorduar mbi një deklaratë të përbashkët për çështjen e Mianmarit, ka njoftuar se është thellësisht i shqetësuar për përdorimin e forcës së tepruar nga ushtria e Mianmarit kundër muslimanëve të Arakanit dhe se dhuna në Arakan duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton Anadolu Agency (AA).
KS-OKB është mbledhur në një seancë me dyer të mbyllura për të diskutuar ngjarjet e dhunshme kundër muslimanëve të Arakanit në Mianmar.
Tekeda Alemu, përfaqësuesi i përhershëm i Etiopisë në OKB i cili kryeson presidencën e radhës të KS-OKB-së për periudhën e muajit shtator, ka bërë disa deklarata për gazetarët pas takimit në këshill.
“KS-OKB është i shqetësuar për përdorimin e forcës ekstreme nga forcat e sigurisë kundër civilëve dhe dënon sulmet ndaj civilëve. Këshilli ka bërë thirrje që të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhuna në Arakan, të ulen tensionet dhe të mbrohen civilët”, është shprehur Alemu.
Deklarata e parë e KS-OKB-së në 9 vite
Duke vënë në dukje se KS-OKB ka mirëpritur faktin që Bangladeshi ka hapur dyert për muslimanët e Arakanit, Takeda Alemu, i ka bërë thirrje qeverisë së Mianmarit për bashkëpunim me OKB-në dhe institucionet e tjera të ndihmave për çështjen e sigurimit të ndihmave humanitare.
Ndërsa përfaqësuesi i Përhershëm i Britanisë në OKB, Matthew Rycroft është shprehur se “KS-OKB për herë të parë në 9 vite është dakorduar mbi një marrëveshje të përbashkët në çështjen e Mianmarit.”
Sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, ka arritur në 370 mijë numri i muslimanëve të Arakanit që janë strehuar në Bangladesh, pasi janë larguar nga ngjarjet e dhunshme.
Në sulmet e ndërmarra që nga 25 gushti e deri tani kundër muslimanëve të Arakanit nga ushtria e Mianmarit me arsyetimin për “luftë kundër militantëve të armatosur”, kanë humbur jetën një numër i madh njerëzish.
Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare. Organizatat e shoqërisë civile në Arakan bëjnë të ditur se numri i civilëve që kanë humbur jetën ka kaluar mbi një mijë, ndërsa disa të tjera pohojnë se bilanci është disa mijëra.
Në sulme janë djegur mbi 150 fshatra nga ushtria dhe nacionalistët budistë. Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen ende të largohen nga rajoni për shkak të mungesës së sigurisë për jetën. Civilët e larguar nga Mianmari kalojnë në Bangladesh nëpërmjet rrugëve në rajonet malore, lumit Naf ose nëpërmjet rrugës detare.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...