Lajme

KS i KB-së sot do të mbajë mbledhje për Korenë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 04 September 2017

Këshilli i Sigurimit i KB-së do të mbajë sot takim lidhur me provën bërthamore të Koresë së Veriut, me kërkesë të SHBA-së, Japonisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Koresë së Jugut, kumtoi misioni i SHBA-së në KB.

Takimi do të fillojë në orën 10 sipas kohës lokale.

Koreja e Veriut dje kreu provën e gjashtë më të fuqishme bërthamore, duke kumtuar se ka detonuar bombë të avancuar hidrogjenike për raketë me rreze të gjatë veprimi, që shkaktoi reagime të zëshme në mbarë botën.

-Advertisement-

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e dënoi testimin bërthamor të Phenianit, duke e vlerësuar si “destabilizim të thellë për sigurinë rajonale” dhe i bëri thirrje kryesisë verikoreane të ndërpresë me hapat e tillë.

“Ky akt është edhe një shkelje serioze e obligimeve ndërkombëtare të Koresë së veriut dhe i minon përpjekjet ndërkombëtare për mospërhapje të armatimit bërthamor dhe çarmatim”, ceket në kumtesën e Guteresh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera