Lajme

Kryshefi i Telekomit: Nuk ka zjarr në Postën as Telekomin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 12 January 2020

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka demantuar lajmin, ku u raportua se është kapluar nga zjarri Posta e Kosovës.

Istrefi tha se nuk ka zjarr dhe se gjithcka është në rregull si dhe punëtorët dhe zyrtarët e Telekomit janë në vendin e tyre të punës, shkruan gazeta inFokus.

Ai thotë se posta është duke funksionuar normalisht./Gazeta inFokus/

Ky është reagimi i tij i plotë:

Sqarim për opinion

Nuk ka zjarr në Postën as Telekomin e Kosovës. Gjithçka është në rregull dhe demantojmë lajmin për gjoja “shpërthimin e zjarrit në Postën e Kosovës”.

Sipas orarit dhe detyrave të punës, punonjësit dhe zyrtarët e Telekomit janë në vendin e vet të punës dhe nuk ka kurrfarë zjarri në objektin apo zyrat e Telekomit.

Telekomi i Kosovës është duke funksionuar normalisht, pa asnjë pengesë apo vështirësi. Qytetarët nuk duhet të kenë asnjë lloj shqetësimi për këtë informatë të pasaktë të lansuar me qëllime të caktuara.

Ftojmë mediat që para çdo emetimi të lajmit, të marrin informata të sakta dhe zyrtare nga përgjegjësit për komunikim në Telekom, të cilët janë në dispozicion 24 orë çdo ditë të javës, për të konfirmuar çfarëdo shqetësimi para publikimit, për hir të informimit të saktë dhe objektiv.

Të tjera