Lajme

​Kryqit të Kuq të Kosovës i hakohet llogaria në Facebook

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 20 October 2022

Llogaria e Kryqit të Kuq të Kosovës në Facebook është hakuar për shkak të sulmit kibernetik.

Në njoftim thuhet se Kryqi i Kuq nuk ka qasje në faqen e saj, andaj çdo publikim i mundshëm aty nuk bëhet nga ana e tyre.

“Ekipet tona në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke tentuar që të kthehet nën kontroll administrimi në faqet tona zyrtare. Po ashtu, Kryqi i Kuq i Kosovës është i gatshëm të pranojë ndihmën e secilit ekspert të fushës kibernetike që shpreh gatishmërinë për zgjidhjen e situatës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera