Lajme

Kryeministri bullgar jep detaje për gjendjen e të mbijetuarve nga aksidenti tragjik

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 23 November 2021

Kryeministri i Bullgarisë, Stefan Janev, ka vizituar shtatë të lënduarit nga aksidenti i rëndë në autostradën e Strumës, ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Drejtori i institucionit mjekësor Ivan Poromanski, shefi i Klinikës për djegie dhe kirurgji plastike Maya Argirova dhe shefi i Klinikës së Traumatologjisë Diyan Ençev e njoftuan kryeministrin se gjendja e pacientëve është stabile, shkruan Novitine, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri foli me viktimat, duke shprehur ngushëllimin e thellë për ngjarjen e tmerrshme dhe duke u uruar shërim të shpejtë.

-Advertisement-

Gjashtë të lënduarit kanë djegie të rënda dhe një tjetër ka lëndime në këmbë, pas ekzaminimit dhe vlerësimit të gjendjes së tyre, ata janë vendosur për trajtim në repartin e djegieve në Pirogov.

“Shkrumb e hi”, pamje të tmerrshme nga aksidenti tragjik i autobusit shqiptar në Bullgari

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera