Kryhet Testi i Maturës, disa nxënës u larguan për shkak se përdoren telefonat

Autori: Gazeta inFokus
19:42 | 24 June 2023
Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka njoftuar se ka përfunduar me sukses Provimi i Maturës 2023, të cilit iu nënshtruan mbi 21 mijë maturantë. Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 177 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1600 klasa.
Sipas një njoftimi nga MASHTI, këtë vit, përveç administruesve në këtë proces kanë qenë të angazhuar edhe mbikëqyrës nga Parlamenti Studentor i UP-së.
“KSHM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit për kontributin e tyre në mbarëvajtje të procesit.
KShM njofton se, Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, KSHM bën të ditur se, sipas raporteve të administratorëve në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave.
“Sa i përket të dhënave të tjera rreth administrimit, KShM do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimit në nivel vendi, ndërsa rezultatet e testit do të publikohen më 03.07.2023”, thuhet ndër të tjera në njoftim të MASHT-it.

Të tjera
-
Kanosi një grua, një person në Zveçan përfundon në mbajtje
Një person është arrestuar të shtunën në mbrëmje në komunën e Zveçanit, pasi ...
-
Përleshje me sëpatë për çështje prone në Mitrovicë, arrestohen katër persona
Një mosmarrëveshje për një pronë ka eskaluar në përleshje fizike mes pesë per...
-
Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Besim Shala-...
-
Presidentja Osmani pret sot krerë shtetesh nga Antigua dhe Barbuda si dhe Tanzania
Presidenca ka bërë të ditur se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osm...
-
Punëtorët e “Pastrimit” e kaluan edhe një natë para Komunës- Vazhdon dita e 11-të e grevës
Prej njëmbëdhjetë ditësh, punëtorët e kompanisë rajonale “Pastrimi” po qëndro...
-
Aksion i policisë: Arrestohen pesë persona në Rogovë të Gjakovës, konfiskohen disa armë
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona dhe ka sekuestruar disa armë, pas...
-
Tentim grabitje në Obiliq, lëndohet punëtori i pompës
Një tentim grabitjeje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në...
-
Aksident tragjik në Pejë: Humb jetën një person, vetura u përfshi nga flakët
Një person ka vdekur pasi është aksidentuar në orët e para të së dielës. Ai d...
-
Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person...
-
Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona e shkaktohen dëme të mëdha materiale
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin, Grazhdanik të Prizrenit. ...
-
ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu th...
-
Haziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...