Lajme

Kryhet operacion i rrallë në QKUK, tek një paciente 30 vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 26 November 2021

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer një intervenim kirurgjik tek një paciente e moshës 30 vjeçare, të cilës i janë larguar një numër i madh i gurëve nga veshka e djathtë.

Ekipi operator, i përbërë nga urologë, anesteziologë dhe instrumentrlë, ka kryer me sukses intervenimin kirurgjik, pas të dhënave imazherike, që vërtetonin praninë e gurëve në regjionin lumbal të djathtë.

Gjendja shëndetësore e pacientes është e mirë dhe së shpejti pritet të lirohet për në shtëpi. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera