Lajme

Kryhet një operacion i rrallë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 01 October 2021

Një operacion i rrallë është kryer tek një pacient i moshës 56 vjeçare i cili kishte zgjerim të aortës së barkut në nivel të arterieve renale, shkruan Gazeëta Infokus.

Operacion është kryer me sukses nga ekipi i Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët.

“Pacienti kishte dhimbje të mëdha barku, për shkak të zgjerimit të arteries kryesore të barkut dhe arterieve në të dy këmbët, me dimensione 7.5 x 7.9 mm.

Shtatë ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e SHKSKUK-së.

Operacionet e kësaj natyre në spitalet private dhe në ato jashtë vendit kushtojnë deri në 20 mijë euro. /Gazeta Infokus/

Të tjera