Lajme

Kryeziu: Zgjedhjet e parakohshme zgjasin krizën politike në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 08 January 2024

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se zgjedhjet politike nuk e normalizojnë situatën politike në vend. 

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se është sfidë që zgjedhjet të sjellin zgjidhje.

“A e normalizojnë situatën politike zgjedhjet në Kosovë, jo.Është e qartë se zgjedhjet mund të ndikojnë në situatën politike, por është sfidë të sigurohet që ato të sjellin zgjidhje të qëndrueshme politike e zhvillimore. Shpesh kemi pasur zgjedhje pa zgjidhje”, ka shkruar Kryeziu.

-Advertisement-

Kryeziu ka shkruar se do të zgjatet kriza politike në vend, nëse zgjedhjet mbahen pa u zgjidhur çështja e pjesëmarrjes së serbëve në institucione dhe plani i zbatimit të asociacionit.

“Edhe sot, sidomos nëse mbahen në situatën aktuale kur serbët nuk marrin pjesë në institucione dhe plani i zbatimit të asosacionit nuk është përgjegjësi e marrë nga asnjë parti politike. Zgjedhjet e parakohshme pa i përmbyllur këto dy çështje politike do të ndihmojnë në zgjatjen e krizës politike dhe si rrjedhojë do të kemi të njëjtën situatë me Serbinë brenda, në diskursin politik për 3-4 vitet e ardhshme”, ka vijuar tutje Kryeziu.

I pari i KDI-së tutje ka thënë se zgjedhjet e parakohshme “janë një mundësi për rikonfigurim politik dhe zgjatje të status-quos për partitë, pa marrë përgjegjësi politike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera