Lajme

Kryeziu: Vështirë t’i bashkohet Qeverisë ndonjëra parti

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 30 March 2018

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se Lista Serbe po tenton që përmes presioneve politike ndaj partnerëve të koalicionit t’i përmbushë synimet e veta.

Sipas tij, ky subjekt politik është shumë më i fuqishëm për shkak se fuqia politike i buron nga Kushtetuta e Kosovës e jo nga pesha e përfaqësimit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kryeziu ka shprehur skepticizëm se ndonjëra prej partive në opozitë do të mund të bëhej pjesë e koalicionit aktual qeverisës.

-Advertisement-

Ai ka thënë se secila parti do ta konsiderojë rrësk të madh dhe sanksionim nga votuesi nëse do të zgjedhte tani t’i bashkohej Qeverisë Haradinaj.

Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kryeziu ka thënë se askush nuk ka arsye dhe legjitimitet ta shndërrojë këtë çështje në një betejë politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera