Lajme

Kryeziu thotë se pako e Qeverisë së Kosovës në përqindje është më e madhe se pako e qeverisë gjermane

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 04 September 2022

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë, ka thënë të dielën se pakoja e prezantuar dje nga ekzekutivi vlen 150 milionë euro, apo 2 për qind e GDP-së, ndërkaq pakoja e Gjermanisë me vlerë 65 miliardë euro vlen 1.8 për qind të GDP-së gjermane.

“Pakoja e prezantuar dje kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

“Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 1.8% të GDP”, mbaron postimi i tij.

-Advertisement-

Pakoja e prezantuar nga Qeveria e Kosovës përfshin pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik, shtesat për fëmijë.

Por edhe do të ketë subvencionim 50 për qind për kompanitë private që i rrisin pagat për punëtorët për një periudhë kohore. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera