Lajme

Kryeziu: Në mes të këtij muaji dorëzohet aplikimi për anëtarësim në BE

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 06 December 2022

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, njoftoi se përafërsisht nga mesi i këtij muaji, Kosova do e dorëzojë aplikimin për statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian.

Madje sipas saj, situata gjeopolitike aktualisht, është krejtësisht në favor të Kosovës.

“Përafërsisht mund të jetë mesi i këtij muaji kur të dorëzohet aplikacion për statusin e vendit kandidat të BE-së. Qeveria i ka dyfishuar angazhimet e veta në këtë drejtim, madje ka disa ditë që janë disa zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit që po qëndrojnë në Bruksel, e të cilët e kanë për obligim të prezantojnë idenë që Kosova është e gatshme të bëjë një hap të tillë. Situata gjeopolitike aktualisht është shumë e përshtatshme dhe në favor për Republikën e Kosovës”, deklaroi Kryeziu në Tëvë1.

-Advertisement-

Ndërkaq,sa i përket Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt sot në Tiranë, Kryeziu e vlerësoi si një moment historik për Shqipërinë.

“Për herë të parë Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimorë janë në një vend jashtë BE-së, e që zgjodhën të ishte pikërisht Shqipëria. Gjithmonë kur flitet për Ballkanin Perëndimor konsiderohet që Bashkimi Evropian nuk është e plotësuar pa e pasur pjesë edhe Ballkanin Perëndimor”, theksoi tutje ajo në Tëvë1.

Ndërsa, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mikpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera