Lajme

Kryeziu: Në mbledhjen e qeverisë nuk pati vendim për ndarjen e 100 eurove shtesë për zyrtarët publikë

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 24 May 2023

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk i kanë ndarë nga 100 euro shtesë për zyrtarët publikë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se sot janë ndarë vetëm mjetet shtesë prej 32 mijë euro për rastet e ankesave dhe gabimeve për punëtorët e ndërmarrjeve publike për masën 3.6.

“Në mbledhjen e sotme nuk ka pasur një vendim të tillë. Sot janë ndarë vetëm mjetet shtesë prej 32 mijë euro për rastet e ankesave dhe gabimeve për punëtorët e ndërmarrjeve publike për masën 3.6, e cila ishte ekzekutuar në vitin e kaluar në kuadër të Pakos për Ringjalljen Ekonomike”, ka shkruar Kryeziu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera