Kryeziu: Mërgata duhet të votojë në ambasada dhe konsullata, LVV do ta ndryshoj ligjin
Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 22 February 2021
Me t’u formuar institucionet, ndër hapat e parë që Lëvizja Vetëvendosje do të ndërmarrë në Kuvendin e Kosovës, është ndryshimi i ligjit që mundëson mërgatës të votojë edhe në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës.
Kështu ka shkruar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Perparim Kryeziu, sipas të cilit numri i madh i raportuar i votave të pavlefshme nga mërgata është dëshmia përfundimtare që procesi i votimit nga jashtë duhet të ndryshohet menjëherë.
“E drejta për të votuar është e drejtë dhe njësi themeltare e demokracisë, për çka shteti demokratik dhe institucionet e tij kanë përgjegjësi që të gjejnë mënyrat më të përshtatshme për të garantuar ushtrimin e saj. Procesi i votimit duhet gjithmonë të jetë i lehtë dhe inkurajues. Nëse nga rreth 200 mijë të regjistruar për votim nga jashtë dhe qindra euro pagesa për shërbim postar, një numër shumëfish më i vogël i tyre mbërrijnë në Kosovë me kohë, e shumëfish më i vogël numërohen si vota të vlefshme atëherë këtu problemi është sistemor e institucional. Prandaj edhe ndërhyrja duhet të jetë e këtillë”, ka shkruar ai duke theksuar se mërgata është pjesë e pandashme e zhvillimit të vendit dhe vendimmarrjes në vend.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperaturat deri në 17 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e parë e muajit mars d...
-
Fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedheve ka filluar me numërimin e votave me kusht dhe v...
-
Këshilltari i Obamës: Unë mund të mësoj shumë nga VV, e lejoj veten për gjëra të duhura!
“Si një fëmijë emigrant nga Bronx u bë kameraman i Barack Obamës dhe Bernie S...
-
Qentë endacakë, problemi i pazgjidhur i Kosovës
Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një ndër problemet permanente me të cilin ës...
-
Lazareviq: Ndërkombëtarët krijuan UÇK’në, Gjykata Speciale nuk do të dënojë asnjë shqiptar
Ish-gjenerali serb, Vladimir Lazarevic ka thënë që Gjyakta Speciale në Hagë n...
-
Sabit Geci i zhgënjyer me shokët: Mbeta invalid nga beteja e Likoshanit, historia e vërtetë nuk do të shkruhet pa emrin tim
Sot janë bërë 23 vjet nga beteja në Likoshan dhe Çirez, ku pas luftimeve me U...
-
A do izolohemi? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet nesër për masat e reja
Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sërish ditën e nesërme për të...
-
Asambleisti i Prishtinës, i dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve
Familjarët e viktimave, thonë se për krimet e Trajko Slavkovic, dëshmuan edhe...
-
Kurti tregon se si do veprohet për votat e dyshuara të boshnjakëve në Veri
Lista e Adriana Hoxhiq ka dalur e para nga partitë boshnjake në zgjedhjet e m...
-
Kosovarët ‘bllokojnë’ Morinën
Temperaturat e larta ditëve të fundit ka shtyrë shumë qytetarë nga Kosova që ...
-
Ende nuk ka nisur numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon verifikimi i të dhënave, dh...
-
Në disa qytete nesër s’do të ketë rrymë deri në 12 orë
KEDS ka njoftuar qytetarët se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të...