Kryeziu-Hyseni e VV-së: Të bëhemi bashkë e të themi ‘Zajednica nuk kalon’

Autori: Gazeta inFokus
11:00 | 23 February 2023
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka ftuar të gjithë deputetët që të bëhen bashkë kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në fjalën e saj në Kuvend ajo ka thënë se mosthemelimin e Asociacionit ia kanë borxh atyre që janë flijuar për vendin.
“Jo më kot insistimi më i madh i Serbisë vazhdon të mbetet themelimi i Asociacionit. Në anën tjetër insistimi më i madh i yni si mazhorancë në Kuvend dhe Qeveri vazhdon të mbetet mosthemelimi i tij. Ky sot do të duhej të ishte insistim i të gjithëve pa dallim, këmbëngulje e jona e përbashkët, synim i yni i përbashkët. Këtë ia kemi borxh atyre që u flijuan duke dhënë jetën për këtë tokë dhe liri që po e gëzojmë ne. Sot më shumë se kurrë, jo vetëm Kosova por në veçanti Kosova kërkon unitet dhe qëndrueshmëri”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.
Teksa ka shtuar se pozicionimi i të gjithë deputetëve kundër themelimit të Asociacionit i jep forcë kundërshtimit të VV-së për të mos e themeluar atë.
…Pas 15 vjetësh ata e duan edhe Zajednicën që në emër të këtij 4 % po e kërkon Vuçiqi nga Beogradi, që me një përqindje edhe më tëvogël të njerëzve të tij, të shtrijë ndikimin e tij në Kosovë. Merreni me mend çfarë do të ndodhte në këtë vend me Zajednicën. Por, kjo nuk do të ndodhë. Ne nuk duhet ta lejojmë bosnjëzimin e Kosovës. Prandaj ta themi hapur dhe me zë të lartë se gabimet e së kaluarës nuk do të përsëriten. Pozicionimi i secilit sot kundër Zajednicës i jep forcë kundërshtimit tonë për të mos e pranuar atë. Të bëhemi bashkë dhe të themi njëzëri ‘Zajednica nuk kalon’”, ka deklaruar ajo.

Të tjera
-
Nezir Kraki i mban krahun Kurtit: Termi “nomadë” nuk ishte ofendim, ne jemi aty për të bërë Kuvendin
Deputeti i Guxo-s, Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin...
-
Trump merr vendimin e fundit për Tik-Tokun
Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke zgjatur...
-
Çeku e shkruan postimin e parë si kandidat, flet për Prishtinë të gjelbër
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ...
-
Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputetët e PDK-së, jo për partinë e Emiliës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar dekl...
-
SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael
Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të nga...
-
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentua...
-
Abdixhiku, Kurtit: Mos më çoni më njerëz, as asgjë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se L...
-
Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje
Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar një burrë, shtetas i Shqipërisë, ku ...
-
Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për një investim 650 mijë euro n...
-
Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027
(Radio Evropa e Lirë) – Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konf...
-
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndë...