Lajme

Kryetrari i Prishtinës sot para medieve, shkak “Sunny Hill Festival”

Autori: Gazeta inFokus 06:54 | 16 June 2022

Sot kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vendosur të dalë në një konferencë për media,

Siç ka njoftuar Komuna e Prishtinës, ajo do të mbahet në orën 11:30 minuta.

Në njoftimin zyrtar shkruan se Rama do të flasë më shumë rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetshëm të Festivalit “SunnyHill” nga Prishtina në Tiranë.

-Advertisement-

Zhvendosja e këtij festivali është shndërruar në debat publik dhe përplasje mes autoriteteve komunale dhe atyre qendrore.

Kjo pasi themeluesit dhe organizatorët thanë se për shkak të burokracisë, atyre nuk iu nda lokacioni i përshtatshëm për të investuar, në mënyrë që festivali të mbahet në fillim të muajit gusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera