Lajme

Kryeter*oristi Millan Radojçiq takohet me ambasadorin e Serbisë në ShBA

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 09 March 2024

Udhëheqësi i grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë, Millan Radojçiq është takuar me Marko Gjuriqin, ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një fotografi të cilën e ka siguruar Paparaci, e shfaq Radojçiqin në një takim me Gjuriqin, një nga njerëzit më të afërm të Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë.

Ata shihen duke darkuar në një restorant në Serbi. Takimi i tyre është realizuar të shtunën në mbrëmje.

-Advertisement-

Radojçiq publikisht mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë mw 24 shtator.

Beogradi, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se serbët lokalë në Kosovë, “janë rebeluar kundër terrorit të Kurtit”, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera