Lajme

Kryetarja e Speciales nesër viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 06 September 2021

Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova, të martën më datë 7 shtator do ta vizitojë Kosovën.

Po ashtu bashkë me të do të vijë edhe administratorja Fidelma Donlon.

Trendafilova dhe Donlon, do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

-Advertisement-

Kështu bëhet e ditur nga një komunikatë e lëshuar ditë më parë nga Specialja.

“Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COVID-19, Kryetarja dhe Administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”.

E para e Speciales pritet ta vizitojë edhe Mitrovicën e Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera