Lajme

Kryetarja e Preshevës ka një lajm të mirë për banorët e Lagjes së Xhamisë

Autori: Islam Morina 18:33 | 25 December 2021

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka dhënë lajmin e mirë për banorët e Lagjes së Xhamisë në këtë qytetet.

Përmes një video postimi në Facebook ajo ka treguar se tashmë kanë filluar punimet në rregullimin e shtratit të lumit në këtë lagje, duke thënë se iku koha e pamjes së keqe që shëmtonte Zhunicën, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka thënë se projektet e saj janë pa dallime dhe për të gjithë.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

“Iku koha e pamjes së tmerrshme të lumit që shëmtonte Zhunicën e bukur 💪
Iku koha e diferencimit 👊
Sot filluam punimet për regullimin e shtratit të lumit. Lagja përskaj xhamisë po merr pamje të re 👏
Më pastër, më shëndetshëm, më mjedisore, më urbane, më bukur 💞
Pa dallime. Për të gjithë”, ka shkruar Sinani në Facebook. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera