Kryetarja e Komisionit Evropian më 19 shtator takon liderët e Ballkanit Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 15 September 2024
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të enjte, me 19 shtator, liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune ku do diskutohen pagesat e para nga Plan i Rritjes.
Bëhet fjalë për pakon më të madhe financiare që BE ka ndarë ndonjëherë për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pakoja në shumë prej 6 miliard eurosh, ka për qëllim dyfishimin e ekonomive të vendeve të rajonit brenda një dekade.
Këstet e para duhet të paguhen gjatë vjeshtës ndërsa shtete kishin për obligim të dorëzojnë në Bruksel agjendën e reformave si parakusht për marrjen e mjeteve financiare. Pikërisht përmbajtja e këtyre agjendave do jetë temë boshte e diskutimeve që Von der Leyen do i zhvillojë me liderët e rajonit.
Kosova në këtë rrafsh ishte e shteti i parë që ia ka dorëzuar dokumentin Komisionit Evropian.
Vetëm Bosnja e Hercegovina nuk e ka dorëzuar agjendën dhe në këtë mënyrë e ka përjashtuar veten nga pranimi i pjesës së parë të mjeteve financiare.
Përpos reformave të domosdoshme që janë të përbashkëta për të gjitha 6 vendete Ballkanit Perëndimor, Kosova dhe Serbia kanë edhe një kusht shtesë për të përfituar nga pakoja financiare, e që ka të bëjë me qasjen konstruktive të palëve në procesin e dialogut.
Sipas kalendarit të përcaktuar, kjo drekë pune duhej të zhvillohet pas një raundi të ri të dialogut mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh.
Ky takim ishte planifikuar të mbahet me 17 shtator, dy ditë para ardhjes së liderëve.
Besnik Bislimi nga Prishtina si dhe Petar Petkoviq nga Beogradi kanë konfirmuar ardhjen në Bruksel për të martën.
Mirëpo mbajtja e takimit të përbashkët të kryenegocitorëve mbetet e pasigurt meqë palët nuk u pajtuan për agjendën e diskutimeve.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...