Kryetarja e Cyrihut u dërgon 40 mijë të huajve ofertë për të marrë pasaportën zvicerane
Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 02 May 2017
Kryebashkiakja e Cyrihut, Corine Mauch dhe sekretarja Claudia Cuhe-Curti u kanë drejtuar me letra 40 mijë banorëve të Cyrihut të cilët i kanë plotësuar kushtet ligjore për Qyteti i Cyrihut u rekomandon të huajve që të bëjnë qysh këtë vit kërkesën për pasaportë zvicerane. Kështu, autoritetet e Cyrihut u kanë dërguar 40 mijë të huajve letra me ftesa për të aplikuar për shtetësinë zvicerane. Në ato letra, të adresuarve u kujtohet se duke filluar nga viti i ardhshëm rruga për te natyralizimi do të bëhet dukshëm më e vështirë.
Kryebashkiakja e Cyrihut, Corine Mauch dhe sekretarja Claudia Cuhe-Curti u janë drejtuar me letra 40 mijë banorëve të Cyrihut të cilët i kanë plotësuar kushtet ligjore për të marrë pasaportën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch Aty u shpjegohet se nga 1 janari 2018 do të vlejnë rregulla të reja.
“Këshilli i Qytetit e vlerëson të rëndësishme që sa më shumë banorë të Cyrihut të kenë mundësi të pjesëmarrjes në proceset e demokracisë direkte”, ka thënë Nat Bächtold, zëdhënës i Zyrës presidenciale të Cyrihut. “Sa më shumë njerëz të marrin pjesë në të, aq më e gjallë është demokracia”. Së këndejmi është e dëshirueshme që të huajt të natyralizohen kur t`i kenë përmbushur kriteret.
Muajve të fundit është aktualizuar shumë çështja e natyralizimit të të huajve, në dritën e ndryshimeve që priten në ligjin mbi natyralizimin dhe të huajt që hyn në fuqi në vitin 2018, shkruan albinfo.ch. Me ligjin e ri, kriteret ashpësohen në kuptimin që të drejtë aplikimi do të kenë vetëm të huajt me leje të përhershme qëndrimi (Vizë C). Nga ana tjetër, aty parashihet që periudha e qëndrimit në Zvicër si kusht për kërkim të pasaportës të shkurtohet nga 12 në 10 vjet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...