Lajme

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj përsëri para drejtësisë – prokuroria thërret 30 deshmitar (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 28 June 2017

Që nga fillimi i qeverisjes së Nismës në Malishevë nga Ragip Begaj, ky i fundit ka filluar të ketë probleme me ligjin. Fusha e arsimit është ajo e cila shquhet për shkelje ligjore. Vetëm brenda një viti qeverisja e drejtuar nga Begaj ka larguar nga puna mbi 140 mësimdhënës.

Akuza për shkelje ligjore janë drejtuar vazhdimisht edhe nga opozita.

Vetëvendosja para disa muajash ka drejtuar një mori akuzash në drejtim të Begajt, duke e akuzuar edhe për dëmtim të buxhetit mbi 250 000 euro.

-Advertisement-

Begaj ka qenë edhe vitin e kaluar i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ku pas një gjykimi maratonik është shpall i pa fajshëm.

Por, kësaj radhe kryetari Begaj duket se do këtë punë serioze me drejtësinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të buxhetit komunal.

Portali Infokusi i ka suguruar thirrjet që Prokuroria Themelore në Gjakovë i ka bërë mbi 30 dëshmitar për rastin në fjalë. /INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera