Lajme

Kryetari Lladrovci me ministrin Liburn Aliu diskutojnë për projektet me interes të përbashkët për vitin 2024

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 11 January 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, me të cilin ka diskutuar për çështjet e interesit të përbashkët.

E falënderova Ministrin Aliu për ftesën dhe mirëpresim vizitën e tij në Drenas, duke ritheksuar se të gjitha kërkesat tona për investime kapitale janë të përgatitura me projekte dhe dokumentet tjera të nevojshme dhe presim që sa më shpejt ato të përfundojnë në dobi të mirëqenies së qytetarëve, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në facebook:

-Advertisement-

Takimi me ministrin Liburn Aliu në këtë fillimvit, ishte i mirëpritur dhe rast për t’i diskutuar çështjet me interes të përbashkët dhe projektet tona të lidhura me fushëveprimtarinë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Takimi kishte të bënte me ngritjen e objekteve për banim social dhe shpalosja e idesë për banim të përballueshëm në komunën tonë, hapësirën e planifikuar për këtë qëllim si dhe çështjet tjera që lidhen me këto objekte. Përgjegjësitë tona në funksion të projektit janë kryer dhe presim sa më shpejtë të ecë kjo çështje.

Në takim, diskutova edhe për projektet tjera me interes për qytetarët e komunës tonë, disa nga to po barten nga viti në vit si dhe për vitin 2024: Ujëmbledhësi i Vërbocit, rruga me katër korsi, rruga nga Kroni i Mbretit deri në Gllobar, rruga “Bregut të Qyqavicës”, Rruga për Berishë, Pishat e Komoranit, varrezat e makinave, etj.

E falënderova Ministrin Aliu për ftesën dhe mirëpresim vizitën e tij në Drenas, duke ritheksuar se të gjitha kërkesat tona për investime kapitale janë të përgatitura me projekte dhe dokumentet tjera të nevojshme dhe presim që sa më shpejt ato të përfundojnë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Qytetarët e komunës së Drenasit kanë nevojë ende për projekte kapitale. Ne jemi gati që në bashkëpunim me nivelin qendror, investitorët vendorë e ndërkombëtarë si dhe palët e interesuar t’i zbatojmë ato!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera