Lajme

Kryetari Konjufca pret në takim ambasadorin e ri të Japonisë, Kiminori Iwama

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 30 January 2025

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri Jorezident të Japonisë për Republikën e Kosovës, Kiminori Iwama.

Konjufca i shprehu mirëseardhje ambasadorit, Iwama duke i uruar detyrën në krye të misionit diplomatik të Japonisë në Kosovë.

I pari i Kuvendit të Kosovës dhe ambasadori Iwama diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet shteteve në fusha si ajo e tregtisë dhe investimeve dhe bursave për teknologjinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera