Lajme

Kryetari i Zveçanit pas shpëṛthimit në postë: Sụlm për të destabilizuar rajonin dhe frikësuar qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 01 April 2025

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar pas shpërthimit të një granate në mesnatë në një nga zyrat e Postës së Kosovës në këtë komunë. Ai e ka dënuar ashpër incidentin, duke konfirmuar se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar, shkruan Gazeta Infokus.

Peci e ka cilësuar sulmin si “një provokim të rrezikshëm dhe një vepër të organizuar terroriste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunë”.

“Sulmi përfaqëson një tentativë të qartë për destabilizimin e rajonit dhe për përhapjen e frikës te qytetarët. Autorët duhet të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

-Advertisement-

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy