Lajme

Kryetari i Zubin Potokut: S’do ketë vend më për uzurpatorë, zyrat iu takojnë qytetarëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 26 May 2023
Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se nga sot, do të filloj punën në zyrën e re, teksa shtoi se në ditët në vijim do të kompletohet stafi.

Zeqiri për Klan Kosova, potencoi se ata që i kanë bllokuar këto zyra, nuk do të ketë vend për ta, pasi sipas tij, tani do u takojnë qytetarëve të Kosovës.

“Besoj që se do të vinë gjërat duke u qetësuar në këtë drejtim. Sot erdha në zyrën e kryetarit të komunës së Zubin Potokut. Do të vazhdoj punën. Sot, ishte një lëvizje ashtu e pakënaqur, megjithatë urojë që ne, njerëzit e qytetarët shumica të mirëkuptojnë. Këta uzurpatorë i kanë uzurpuar këto zyra deri më tani. Mirëpo tani e tutje, nuk do të ketë vend për uzurpatorë nëpër këto zyra. Këto zyra do t’u takojnë qytetarëve të Kosovës, natyrisht administratës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Zeqiri.

“Kështu sot, dita e parë, tani e tutje, do ta kompletojë stafin”.

-Advertisement-

“Krejt çka po ndodhë dhe ndodhi është udhëheqje nga bandat kriminale, duke e penguar si policinë e Kosovës, si organet e drejtësisë”.

“Nuk mund t’u lihet hapësirë këtyre bandave”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera