Lajme

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri nderohet me titullin ‘Qytetar nderi’ i qytetit Norwalk të SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 17 August 2018

Në një ceremoni solemne ku krahas flamurit te SHBA është ngritur edhe flamuri i shtetit të Kosovës, qyteti i Norwalk në Iowa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka akorduar kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahiri titullin “Qytetar Nderi” dhe i është dhënë ‘Çelësi i Qytetit të Norwalk’ nga kryetari Tom Phillips.

Ky titull i është akorduar kryetarit Tahiri me motivacionin për avancimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Iowa-së, konkretisht marrëdhënieve në mes të qytetit të Vushtrrisë dhe ati të Norwalk-ut.

-Advertisement-

Ndarjen e këtij titulli, në këtë ceremoni kryetari Tahiri e ka vlerësuar edhe për raportet shumë të mira mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan. “Ky është një nderë i madh për mua dhe për qytetin e Vushtrrisë. Jam krenar për këtë çmim por edhe për raportet e shkëlqyera në mes te popullit të Kosovës dhe popullit amerikan. Do të punojmë që partneriteti ynë të jap rezultate konkrete”, ka deklaruar Tahiri me rastin e pranimit të titullit.

Tashmë dy studentë nga Vushtrria studiojnë në Iowa. Bashkëpunimi në mes të dy qyteteve do të fokusohet në arsim, zhvillim ekonomik dhe shkëmbime kulturore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera