Kryetari i Vushtrrisë shkarkon drejtoreshën që nuk shkoj asnjëherë në punë (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus
16:10 | 17 Janar 2018
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri vetëm një javë pas pranimit zyrtar të detyrës saktësisht më 27 dhjetor 2017, emëroj drejtorët komunal të Drejtorive dhe Administratës, shkruan Infokusi.com.
Nga 12 drejtori sa ka komuna e Vushtrrisë, Tahiri emëroj vetëm dy gra në pozita udhëheqëse. Saranda Cakaj u emëruar drejtoreshë e Prokurimit ndërsa Lumturije Mehmeti, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Por kjo e fundit si duhet nuk arriti ta gëzoj gjatë këtë pozitë pasi rreth dy javë pas emërimit kryetari Tahiri mori vendim për anulimin e vendimit përmes së cilit ajo u bë e para e Drejtorisë së për Kulturë, Rini dhe Sport.
Xhafer Tahiri të premten më 12.01.2018 mori vendim për anulimin e vendimit 02nr 1446/17 dt. 27.12.2017 për emërimin e Lumturije Mehmetit, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, shkruan Infokusi.com.
Në vendimin e siguruar nga portali “Infokusi.com” thuhet se arsyetimi i këtij anulimi është mos paraqitja e Mehmetit në vendin e punës.
“E lartëcekura nuk është paraqitur në vendin e punës deri në ditën kur po merret ky vendim dhe nuk ka arsyetuar mosparaqitjen në punë”, thuhet në vendimin e Tahirit.
Portali “Infokusi.com” ka kontaktuar me Xhafer Tahiri i cili ka dhënë arsyetimin e shkarkimit dhe mos prezencës në punë të Mehmetit.
Tahiti ka thënë se arsyeja e mos prezencës ne vendin e punës dhe njëkohësisht arsyeja e shkarkimit të saj ka qenë qëndrimi i saj jashtë Kosovës.
“Lumturije Mehmetit ka qenë jashtë vendi dhe ka pas premtuar se do të kthehet në punë por ndërkohë ka vendos të mos kthehet në Kosovë fare” ka thënë Tahiri për Infokusin.
Tahiri me emërimin e drejtorëve të Drejtorive të komunës së Vushtrrisë ka shkelur një nga premtimet e tij që ka bërë gjatë fushatës. Ai ka premtuar se në krye të drejtorive do të ketë së paku 5 gra, por emëroj vetëm dy e me shkarkimin e njërës ky numër rrezikon të bie në vetëm një drejtorësh.
10 drejtoritë tjera të kësaj komune udhëheqen nga meshkuj, Afrim Namani udhëheq Drejtorinë e Arsimit, Lutfi Gerguri udhëheq Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, Berat Sadriu udhëheq Drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Adnan Lahu Drejtorinë për Kadastër dhe Pronë, Mehmet Selaci Drejtorinë për Administratë, Miran Halili Drejtorinë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sadat Rashica Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Sylejman Meholli Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Berat Asllani Drejtorinë e Drejtorisë për Inspektime dhe Bajrush Kosumi udhëheq Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim./INFOKUSI


T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...

































