Kryetari i Vitisë kritikon qeverinë për mos bashkëpunim: Ndarja buxhetore ka qenë selektive dhe jo gjithëpërfshirëse
Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 28 January 2024
Kryetari i Komunës së Vitisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Haliti, ka kritikuar nivelin qendrorë për mos bashkëpunim të duhur me këtë komunë.
Sipas tij, nga niveli qendror kanë munguar vizitat, komunikimi e investimet kapitale.
Ai ka thënë se shumë projekte, përfshirë këtu shkolla, palestra sportive e stadiumi, kanë mbetur të pa përfunduar si shkak i mos përkrahjes nga nivelit qendror.
Haliti ka kritikuar Qeverinë edhe sa i përket ndarjes buxhetore, ku sipas tij, kjo ndarje që për komunën e Vitisë u caktua 4 euro për kokë banori ka qenë selektive dhe jo gjithëpërfshirëse.
“Bashkëpunimi me nivelin qendror mbetet për tu dëshiruar për shkak se ka mundur të bashkëpunoi shumë më shumë. Ndarja buxhetore ka mujt me qenë më gjithëpërfshirëse për numër të banorëve edhe për komunën që përfaqësoj unë 4 euro për kokë banori vërtetë ka qenë selektive”.
“Edhe ministritë e linjave protokollin shtetëror kanë mundur ta respektojnë shumë më shumë kur të dalin në komuna, gjë që spo ndodh, sepse na kanë munguar vizitat së pari në nivel qendror, ka munguar komunikimi, investimi dhe shpërndarja e buxhetit”, ka thënë ai.
Ai përmendi disa probleme me të cilat është duke u ballafaquar kjo komunë, duke theksuar këtu ndërtimin e shkollës fillore “Halil Alidema” në fshatin Pozheran e cila ka filluar së ndërtuari tash e sa vite dhe ende nuk ka përfunduar.
Ai me këtë rast ka bërë krekës që Qeveria ti bartë mjetet komunës dhe komuna ti vazhdoj vetë punimet.
Tutje, Haliti ka përmendur edhe stadiumin e palestrën që kanë mbetur po ashtu të papërfunduara.
“Komuna e Vitisë ka probleme si shkolla e Pozheranit që tash dy vite është blloku e nuk po ndërtohet më arsyetime me ankesa. Megjithatë nuk ka kuptim që një shkollë nuk aftësohet, nuk vazhdohet me përfunduar e jo me pesë ndërrime në shkollën e mesme profesionale tashmë jemi duke i zhvillu mësimet”.
“Kemi edhe projekte tjera të cilat nuk kanë vazhdu edhe janë blloku e që Vitia ka nevojë për të, ka nevojë stadiumi i Pozheranit me përfunduar, ka nevojë palestrën me përfunduar mbi të gjitha me rëndësi është shkolla, dhe bëj kërkesë që kjo shkollë shpejt ose ti barten mjetet komunës që ne ti bëjmë në afat ligjor të rregullt dhe të vazhdojmë punimet që së paku në vitin e ri shkollor ti gjej në shkollën e re dhe projektet e tjera”, është shprehur ai.
Kryetari i Vitisë u shpreh jo i kënaqur edhe nga përfundimi i punimeve në zonën ekonomike.
“Zona ekonomike në një mënyrë është inaguru mirëpo unë skam qenë i kënaqur dhe ia kam shpreh edhe ministres në prezencën e kryeministrit që është dashtë me u bë mbushja dhe asfaltimi i pjesës së dytë dhe në aspektet e tjera që me krijua kushte investitorëve. Në këtë gjendje e kemi pasur një vit që me të vërtete na kanë neglizhuar në kohën kur investitorët kanë qenë të ruar”, ka thënë ai. /EO/
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...