Lajme

Kryetari i ‘varfër’ i Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 11 August 2020

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Në bazë të deklarimit të tij në AKK, Ahmeti ka bërë të ditur se në pronësi të tij ka vetëm një veturë të tipit “Skoca Superb”, të blerë në vitin 2009 në vlerë prej 6 mijë eurosh, shkruan lajmi.net.

-Advertisement-

Po ashtu, ai ka 3 mijë e 200 euro para të gatshme në institucione financiare, përderisa ka edhe kredi në vlerë prej 1 mijë e 400 eurove.

Ndërkaq sa i përket të hyrave vjetore, Ahmeti ka deklaruar se paga vjetore e tij si kryetar i Prishtinës është 17 mijë e 448 ero dhe shpenzime të rimbursuara nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej  991 euro.

Ahmeti po ashtu ka sqaruar se vazhdon të jetojë në lagjen “Nic” në Çagllavicë, në shtëpinë e vëllait të tij.

Në anën tjetër në formularin e deklarimit të pasurisë, Ahmeti nuk ka deklaruar asgjë për bashkëshorten e tij. 

   

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera