Kryetari i Ulqinit fton kosovarët: Nga 1 qershori e hapim kufirin, nuk kemi raste me Covid 19
Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 30 May 2020
Ulqini njihet si një prej destinacioneve më të frekuentuara nga shqiptarët e Kosovës dhe vendet e rajonit, në kohën e verës.
Plazhet e shumta me plotë rërë, uji i jodizuar i Detit Adriatik, së bashku me netët rinore, muzikën dhe trashëgiminë kulturore, presin edhe sivjet turistët nga Kosova.
Edhe këtë vit, atje kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri veror, por me masa të shtuara për shkak të pandemisë COVID-19.
Mali i Zi pretë që të hap kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë nga data 1 qershor.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq ka ftuar të gjithë kosovarët që kanë shtëpitë e tyre atje që të shkojnë për pushime. Ani pse qytetarët qëndruan të mbyllur për rreth tre muaj dhe rreziku nga pandemia është akoma evident, Nrekiq e jep një arsyeje pse duhet të vizohet bregdeti atje.
“I ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë shtëpi të veta në Ulqin që të vinë për pushime në to. Pra mund të vinë lirisht, pa asnjë telashe. Aktualisht kemi një siguri të madhe kundër koronës, pasi jemi shteti i parë në Evropë që jemi shpallur si free destination, ku nuk ka asnjë të infektuar. Ulqini ka hapësira të mëdha, të cilat na bëjnë që turizmi në këtë kohë të pandemisë të zhvillohet më lehtë dhe më i sigurtë. Ne i presim jo vetëm ata që kanë shtëpitë e veta, por edhe ata që na akën vizituar për gjatë këtyre viteve”, thotë Nrekiq.
Kryetari i Ulqinit thotë se nga data 1 qershor do të hapen kufijtë me Shqipërinë e Kosovën dhe me rajon dhe se pret që të ketë shumë kosovarë në këtë sezon, pasi siq tha ai, çdo vit ka pushues më së shumti nga Kosova.“Ata dhe të tjerët mund të vinë sivjet pa frikën se do të kenë telashe me testime, apo gjera të tjera. Instituti i shëndetit Publik këtu i ka marr të gjitha masat duke konkloduar se me çdo shtet të hapën kufijtë duke bërë disa kalkulime të numrit të të infektuarve në atë shtet. Kosova i përmbushë ato kushte dhe ne mirëpresim turistë nga atje. Instituti ka pasur takime me gastronomitë dhe komunikim të vazhdueshëm më qytetarët, distance sociale do të respektohet, dhe po ashtu higjiena me mjete dezinfektuese. Personeli i restoranteve dhe i kafe barëve, i plazhit do të jetë i pajisur me maska, por jo edhe pushuesit”, shtoi tutje Loro Nrekiq për Lajmi.net.
Ai tha se u kanë sugjeruar pronarëve të restoranteve që sivjet çmimët të jenë më të ulëta.“Mendoj se çmimi do të jetë pak me i ulët, por kjo do të varët nga pronarët se a do t’i zbresin apo jo.
Ne u kemi dhënë rekomandime që të zbresin çmimet për mysafirët tradicional që i kemi, sikur se janë shqiptarët e Kosovës”.
Nrekiq ka thënë se edhe këtë vit të gjithë vizitorët duhet të regjistrohen.“Çdo vizitor duhet të regjistrohet, në mënyrë që të kemi evidenca të caktuara.
Ne duhet të dimë sa vizitorë i kemi pasur dhe se çfarë është bërë pastaj më ta, janë kthyer në shtëpitë atyre, apo çka ka ndodhur”.
Pos hoteleve, pushuesit do të mund të akomodohen edhe nëpër shtëpitë privatë.
Të tjera
-
Musliu-Shoshi: Martin Berishaj do të duhej të shkarkohej që të ruhet imazhi i Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ...
-
Petkoviq takohet me ambasadorët e QUINT-it, pretendon se Kosova s’ka shfaqur vullnet për zgjidhje rreth dinarit
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” Petar Petkoviq, ka takuar sot ...
-
Avokati Tome Gashi: Martini ka paraqitë vetë kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurori
Avokati i Martin Berishaj, Tome Gashi, ka dal me reagim pas intervistimit të ...
-
Hetuesit zbarkojnë në Mjekësinë Ligjore: Dyshohet se janë gjetur mostrat e Astrit Deharit?
Janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Kjo dyshohet se ka ndodhur gjatë së pre...
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se e trafikuan një vajzë të mitur
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Fillojnë punimet për rindërtimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
Kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës në stadiumin “Fad...
-
Arrestohet në Shqipëri 34 vjeçari nga Peja: Po kërkohet nga Gjermania ai anëtar i organizatës krimi*ale
34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për p...
-
Stano deklarohet për raportimet se Lajçaku do të marrë post të ri
Gjatë ditës së sotme u raportua se nga muaji shtator, emisari aktual i BE-së ...
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...