Lajme

Kryetari i Suharekës pasi tha se nuk pati mbrëmë raste pozitive në këtë qytet, jep sqarimin e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 02 May 2020

Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmjen e së premtes konfirmoi edhe 7 raste të reja me koronavirus.

E sipas IKSPK-së, 6 raste ishin në Komunën e Prizrenit ndërsa 1 raste në Komunën e Suharekës, shkruan gazeta inFokus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës”, thuhej në njoftimin e IKSHPK-së.

-Advertisement-

E kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj pas njoftimit të së martës ku tha se nuk ka raste të reja në Suharekë gjë që hutoi edhe qytetarët e kësaj pjese të cilët kërkonin sqarime ka bërë edhe një njoftim tjetër sqarues .

Muharremaj ka thënë se nuk ka raste të reja në Suharekë në dy ditët e fundit.

Sipas tij rasti i mbrëmshëm është nga Prizreni dhe jo nga Suhareka.

“Nuk e kemi asnjë rast shtesë me Covid-19 në Komunën tonë, nga rezultatet e dy ditëve të fundit. 2 rastet pozitive janë ri-testime. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë për rastin e vetëm që e ka evidentuar nga Komuna jonë, i ka pasur shënimet (Suharekë-Prizren) dhe prandaj është njoftuar ashtu. Pra, rasti është nga Prizreni dhe jo komuna jonë. Nuk ka nevojë për panikë dhe për gjithçka ju njoftojmë saktë dhe me të dhëna zyrtare”, ka sqaruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera