Fokus

Kryetari i sindikatës së Shëndetësisë mbron mjekët që nuk e respektojnë orarin e punës

Autori: Sylejman Sylejmani 09:30 | 16 October 2018

Kryetari i sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla e ka konsideruar si ‘tmerr’ largimin nga puna të mjekëve të cilët po nuk po gjenden në vendin e punës kur po bëhen inspektime.

Syla në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se këto masa që po merren nga QKUK-ja e ministria e Shëndetësisë janë të ngutshme.

“Për mua janë të ngutshme. Duhet të kalojnë disa komisione disiplinore, paralajmërime. Me të vërtetë janë të ngutshme. Ta formosh sot një mjek specialist është gogja e vështirë, e me sigmatizu e me i bo kaq lehtë me shenjë është tmerr”, ka thënë Syla.

-Advertisement-

Ai madje ka akuzuar ministrinë e shëndetësisë dhe QKUK-në se nuk po i përmbahen kontratës kolektive sektoriale.

“Ministria e shëndetësisë nuk është duke iu përmbajtur kontratës kolektive sektoriale e cila e parasheh orarin e të tjerat. Të kërkohet prej punëtorëve shëndetësorë që të respektohet vetëm orari e të mos mbrohen edhe të drejtat e tyre, kjo pjesë është tmerr”, thotë ai.

Doktorë, infermierë e punëtorë të tjerë shëndetësor u suspenduan e u larguan nga puna, si shkak i nisjes së disa inspektimeve nëpër objektet shëndetësore në Kosovë. Ata sipas njoftimeve nuk janë gjetur në vendin e punës, në kohën kur janë bërë inspektimet. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera