Lajme

Kryetari i Sindikatës së Policisë viziton familjet e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 16 June 2023

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, i shoqëruar nga Kolonel Hilmi Pacolli, Avni Tahiri dhe Eset Xhata ka vizituar familjarët e policëve të kidnapuar nga forcat serbe, Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës ku është mirëpritur nga ana e tyre.

“Kryetari i njoftoi familjarët se është duke monitoruar me kujdes çdo situatë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me menaxhementin e PK-së, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer”, thuhet në kumtesën e sindikatës.

Zeqiri kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policorë dhe vlerëson se është bërë shkelje e çdo marrëveshjeje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare me kidnapimin e tyre derisa ishin duke mbrojtur integritetin e vendit.

-Advertisement-

Familjarët thuhet se janë shprehur falënderues për vizitën e kujdesin e treguar nga drejtuesit e sindikatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera