Fokus

Kryetari i Shtimes thotë që apeli nuk po kryen punë – qytetarët po dalin me të madhe

Autori: Halil Berisha 17:30 | 23 March 2020

Rasti i parë i infektuar me Koronavirus në Shtime është në fshatin e kësaj komune, në Petrovë.

Në një intervistë për gaztën inFokus, kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, po thotë që familja është e izoluar, derisa shton që apeli nuk po kryen punë tek qytetarët, shkruan gazeta inFokus.

Ismajli ftoj nivelin qëndror të merr masa tjera, pasi sipas tij qytetarët po dalin me të madhe jashtë, e nuk po respektojnë thirrjet për të qëndruar brenda.

-Advertisement-

“Brengosëse është se nuk është e mjaftueshme apelimi, po jemi ata dëshmitarë që kemi pa qe tri ditët e fundit që kishte kohe e mirë me diell, shumica e ambienteve publike ishin te mbipopulluara, e këto pa ndonjë masë më të rreptë nga niveli qendror nuk mund te evitohen e është kërkesë e vazhdueshme e jona, qe me vendime te nivelit qendrorë të ndihmoj nivelin lokal, të mos ketë burokraci, pasi janë shumë të ngadalshme. Të gjitha i kemi projektu si komunë por janë të mbështetuera nga donatorë, por institucionet duhet ma shpejtë, te bëhen veprimet, pasi nuk mund ta dijmë nëse e nesërmja a do të jenë 2 raste, 20 apo 200 pasi jemi në fazat finale të inkubimit”, ka thënë Ismajli./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera