Lajme

Kryetari i ri i Listës Serbe: Të gjitha vendimet e rëndësishme politike do ti marrim në koordinim me Beogradin

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 24 October 2023

Në seancën e sotme të Kuvendit të Listës Serbe të mbajtur në selinë e partisë në Mitrovicë, në mënyrë unanime është zgjedhur kryetar i ri Zllatan Elek.

Siç thuhet në njoftim, Eleku, i cili zëvendëson Goran Rakiqin, ka falënderuar delegatët e Listës Serbe për mbështetjen, besimin dhe nderimin e treguar ndaj tij.

Në të njëjtën kohë, ai ka falënderuar kryesinë e mëparshme të Listës Serbe për përkushtimin që kanë treguar në luftën për interesat e popullit serb në rrethana jashtëzakonisht komplekse.

-Advertisement-

ADVERTISING

“Lista Srpska do të vazhdojë të jetë strumbullar rreth të cilit do të mblidhet populli serb në Kosovë në periudhën e ardhshme, si dhe se të gjitha vendimet e rëndësishme politike do të merren gjithmonë në koordinim me Beogradin zyrtar dhe në interes të mbarë popullit serb, duke ruajtur unitetin aq të nevojshëm aktualisht”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy