Lajme

Kryetari i Rahovecit tregon pse nuk e përshëndeti Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 12 May 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën ka bërë homazhe tek varri i heroit, Agron Rrahmi në 23 vjetorin e vdekjes së tij.

Në vizitën e Kryeministrit ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Në një video të publikuar nga Gazeta Infokus shihet se ky i fundit nuk e ka përshëndetur fare Kurtin.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka kontaktuar me Latifin i cili ka thënë se nuk ka koment rreth kësaj ngjarje.

“S’kom koment, jo more unë jam kon me një krahë tjetër, nuk jam kon aty afër. Nuk kom koment”, ka thënë Smajli.

Më poshtë gjeni videon ku shihet Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi derisa injoron Albin Kurtin. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera