Lajme

Kryetari i Rahovecit reagon pas vendimit të mbylljes: I ngutshëm dhe jo i koordinuar me komunat

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 06 April 2021

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar pas reagimit të Qeverisë për mbyllje, shkruan Gazeta inFokus.

Ai përmes një postimi ka thënë se vendimi ishte i ngutshëm dhe se askush nuk u koordinuar me komunat.

“Vendimi i Qeverisë për kufizimet shtesë është i ngutshëm dhe jo i koordinuar me komunat. Produktet e fermerëve tanë janë të gatshme për treg. Gjatë ditës kam marr shqetësimet e shumë prej tyre që tani në këtë kohë kanë produkte të gatshme për treg. Investimet në këtë sektor për të arritur deri te produktet finale janë të mëdha. Në mungesë të tregut, humbjet do të jenë të pashmangshme”, ka shkruar Latifi.

-Advertisement-

Ndërsa ka kërkuar që Rahoveci të trajtohet me kujdes për shkak se është trevë bujqësore dhe se sipas tij edhe vitin e kaluar ka pësuar humbje e fermerët nuk janë dëmshpërblyer.

“Situatë të njëjtë kemi pasur edhe vitin e kaluar, ku fermerët tanë janë dëmtuar dhe deri më tani nuk janë dëmshpërblyer, sikundër që nuk janë përfshirë në pakot e rimëkëmbjes ekonomike. Kërkojmë që masat kundër pandemisë të jenë në përputhje me specifikat e komunave, konkretisht Rahoveci si trevë bujqësore të trajtohet me kujdes”, ka tutje. /Gazeta inFokus/

Vendimi i Qeverisë për kufizimet shtesë është i ngutshëm dhe jo i koordinuar me komunat.

Produktet e fermerëve tanë…

Posted by Smajl Latifi on E martë, 6 April 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera