Lajme

Kryetari i Prishtinës liron ushtarët e FSK-së nga pagesa e udhëtimit në transportin urban

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 15 February 2022

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar vendimin për lirimin e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit në transportin urban, shkruan Gazeta Infokus.

Rama në një takim të pritur nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka diskutuar për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, me komunën e Prishtinës dhe institucionet nën autoritetin e saj.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate drejtuar mediave nga ministria e Mbrojtjes.

-Advertisement-

“Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, ky vendim specifikon se, lirimi nga pagesa vlenë vetëm për pjesëtarët që udhëtojnë me uniformën e FSK-së.

Gjithashtu në këtë takim, Ministri Mehaj me Kryetarin Rama, u dakorduan që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrihet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera