Lajme

Kryetari i Preshevës nesër viziton nesër Kadri Veselin në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 26 June 2022

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se nesër do ta vizitojë në qendrën e paraburgimit në Hagë, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Arifi është shprehur i shqetësuar në lidhje me procesin të cilin ai e cilëson si të padrejtë.

“Vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë. Të shqetësuar me procesin e padrejtë ndaj burrshtetasve tanë, nesër do të qëndroj në Hagë për të vizituar ish kryeparlamentarin Kadri Veseli”, shkruan ai.

-Advertisement-

“Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me ata që sot bartin emrin e Lirisë! Ndërsa nesër do të jemi live pas takimit”, është shprehur Arifi.

utje ai bëri të ditur se do të futet drejtpërdrejt në Facebook pas përfundimit të vizitave.

“Ndërsa nesër do të jemi live pas takimit!”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera